Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur. Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë që shfaqet tek njerëzit. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se tensioni i gjakut të tyre është i lartë.
Artan Ahmeti – kardiolog, në një intervistë në RTK, tha se tensioni i lartë është problem global dhe ngelizhenca e simptomave shkakton komplikime të mëdha.
“Problemi qëndron se rreth tensionit të lartë, jo shpeshherë pacientët janë të njohur me simptomat dhe kjo dëgon në pasoja fatale,” tha Ahmeti.
Vlera optimale duhet të jetë mbi 130 ndërsa tensioni i dytë në 90. Sipas tij çdo njeri mund të bëjë diçka për të parandaluar dhe kontrolluar rritjen e presionit të gjakut, transmeton arbresh.info.
“Tensioni nuk njeh moshë dhe duhet patjetër të matet nga profesionistë, ku duhet të kemi parasysh disa hapa, shembull të jemi të ulur dhe te heshtur deri në 15 minuta.”
Ndryshe ai pohoi se njeriu pëson ndryshime gjatë kësaj periudhe dhe mund të kenë shumë pyetje rreth asaj çfarë duhet bërë që të mbajnë në kontollë situatën.
Konkretisht disa nga ndryshimet e mënyrës së jetesës do të zvogëlojnë rrezikun për rritjen e tensionit të gjakut pakësojnë mundësitë që të prekeni nga një krizë në zemër.
“Është shumë e rëndësishme që këto ndryshime të bëhen pasi ju të jeni konsultuar me mjekun tuaj dhe të ndjekni ecurinë shëndetësore.”
/arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...