Në mungesë të kardiokirurgëve, Klinikës së Kardiokirurgjisë i është vënë dryni.
E mbyllja e këtij reparti, vetëm për dy muaj i ka kushtuar rreth 500 mijë euro Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 100 pacientë, gjatë kësaj periudhe, janë trajtuar nëpër institucionet private, që ofrojnë këtë shërbim.
Për një intervenim në zemër, Ministria e Shëndetësisë u ka paguar mbi 4 mijë euro spitaleve private. E anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë e quajnë skandaloze idenë për mbylljen e kardiokirurgjisë.
E derisa Kardiokirurgjia po vazhdon të mbahet e mbyllur, Spitali ‘Medicine’ i ka ofruar ndihmë QKUK-së që ta riaktivizojë shërbimin e Kardiokirurgjisë me së paku 3 operime në zemër brenda javës me stafin e këtij spitali, pa kurrfarë obligimi financiar.
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...
Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhi...