Se një lugë mjaltë në ditë, me ujë, çaj apo me uthull molle, forcon rezistencën e organizmit, kaherë dihet.
Mirëpo, nuk e kanë të gjithë të qartë që mu ajo lugë është masa e duhur.
Pikërisht është ajo sasia e produktit të bletëve e cila ngre nivelin e antioksidanteve, të rëndësishme në luftë kundër shumë sëmundjeve.
Mjalti përmban sasi të ndryshme polifenoli, antioksidante për të cilat konsiderohet që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, por edhe nga sëmundjet e tjera, theksojnë ekspertët, transmeton Telegrafi.
Njëkohësisht, ajo sasi është e mjaftueshme të plotësojnë nevojën për ëmbëlsirë, gjë që është shumë me rëndësi për të gjithë ata të cilët hanë ëmbëlsira.
Gjithashtu, kjo është sasia e cila nuk do të ndikojë në linjën e trupit.
Është llogaritur që adhuruesit e ëmbëlsirave brenda vitit mesatarisht hanë rreth 75 kilogramë ëmbëlsira.
Për shëndetin e tyre do të ishte mirë që së paku një pjesë të tyre të zëvendësojnë me mjaltë, rekomandojnë ekspertët. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...