Kanceri i gjirit nuk po njeh më gjini. Edhe pse në raste sporadike mjekët onkologë pohojnë se ky lloj kanceri prek edhe meshkujt.
‘Janë raste të rralla, por jo të përjashtueshme”.
Megjithatë në muajin sensibilizues në luftën me kancerin e gjirit numri i femrave të prekura po shënon rritje, për arsyen se tashmë kjo sëmundje
po pranohet nga gratë, ndërkohë që më parë ishte një temë tabu për të cilën flitej shumë rrallë.
Por një fenomen shqetësues, krahas gjinisë është edhe ulja e moshës së të prekurve.
Për sa i përket faktorëve të riskut ato përfshijnë jetën sedentare, ambientin dhe stilin e jetesës ku alkooli dhe duhani shtojnë mundësitë
për ekspozim ndaj sëmundjes. Për këto arsye edhe midis qytetit dhe fshatit ka raporte të ndryshme.
“Për gratë e qytetit, armiku kryesor është stresi”./
Deri tani në regjistrat kombëtarë, kryeqyeti mban shifra rekord te rasteve për shkak të numrit të popullsisë, duke lënë pas qytete si Elbasani dhe Ballshi. Mjekët kërkojnë që sensibilizimi të mos kufizohet vetëm në një muaj të vitit./Klan plus
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...