Kanceri anal është një lloj i pazakontë kanceri që zhvillohet në kanalin anal. Kanali anal është një tub i shkurtër në fund të rektumit me anë të së cilës nxirrni jashtëqitjen.
Shumica e njerëzve të prekur nga ky lloj kanceri e kanë kapur atë në faza shumë të hershme, kjo për shkakun se shpesh herë nuk shfaq simptoma ose simptomat e tij mund të ngatërrohen me lloje të tjera sëmundjesh.
Simptomat më të zakonshme të kancerit anal janë: Gjakderdhje nga anusi apo rektumi Dhimbje në zonën e anusit Kruarje anale Rritje të një mase në kanalin anal Ndryshime në lëvizshmërinë e zorrëve dhe ndryshime në jashtëqitje Nëse ju shqetësojnë simptoma të mësipërme duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Kanceri anal është i lidhur ngushtë me infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST), një prej këtyre infeksioneve është Human Papilloma Virus (HPV). Dëshmia e HPV është zbuluar në shumicën e kancereve anale. HPV është menduar të jetë shkaku më i zakonshëm i kancerit anal, transmeton gazeta shendeti.
Faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e kancerit anal: Mosha: shumica e njerëzve të prekur nga kanceri anal janë mbi 50 vjeç. Shumë partnerë seksual: njerëzit që kanë pasur shumë partnerë seksualë gjatë jetës së tyre kanë një rrezik më të madh për t’u prekur nga ky lloj kanceri. Marrëdhëniet seksuale anale: rrisin rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri. Pirja e duhanit. Gjenetika: ata që kanë pasur raste në familje me kancer të qafës së mitrës, vulvës etj kanë shans më të lartë për t’u prekur nga kanceri anal. Human Papilloma Virus: prania e këtij infeksioni në trupin e njeriut rrit shansin për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, përfshirë edhe kancerin anal. Kanceri anal rrallë përhapet në pjesë të tjera të trupit. Vetëm një përqindje e vogël e tumoreve përhapen, por bëhen shumë të vështira për t’u trajtuar. Kanceri anal më së shpeshti përhapet në mëlçi dhe mushkëri.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata