Ka shumë dëshmi që nga mbajtja e kafshëve në shtëpi përfitojmë shumë, por studimi i fundit ka gjetur se kafshët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e përditshëm të sëmundjeve mendore.
Kur njerëzit me sëmundje të rëndë mendore janë pyetur se çfarë i ndihmon ata të menaxhojnë gjendjen e tyre, shumë prej tyre kanë thënë kafshët, transmeton arbresh.info.
Në një studim të publikuar nga ‘BMC Psychiatry’ 60% e të të anketuarve i kanë vendosur kafshët në rendin e parë për ndihmesë, ndërsa vetëm 40% i vendosën në vendin e dytë.
Gjatë intervistave me pjesëmarrësit, studiuesja Helen Brooks nga Univeriteti i Mançesterit dhe kolegët e saj zbuluan se kafshët i kanë ndihmuar njerëzit me probleme mendore të menaxhojnë ndjenjat e tyre.
Ata gjithashtu kanë gjetur se kafshët kanë një rëndësi të veçantë për njerëzit që kishin marrëdhënie të kufizuara apo të vështira me njerëz të tjerë.
Megjithatë, ajo ka shtuar se duhet bërë hulumtime të reja për të kuptuar hendekun mes mirëqenies së njeriut dhe të kafshëve, veçanërisht për njerëzit që luftojnë për t’u kujdesur për veten e tyre./Arbresh.info
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...