Së pari, duhet të dini se, mos ngrënia e mishit që tregtohet sot, në shumicën e rasteve “i fryrë” artificialisht, sjell vetëm të mira.
Por, edhe nëse mishi do të ishte i rritur mirë dhe i shëndetshëm, nuk këshillohet që të hahet me shumicë.
Dietologët nuk janë as në mbështetje të vegjetarianëve, por këshillojnë konsumin e moderuar. Çfarë ndodh me trupin tonë nëse vendosim të ushqehemi si këta të fundit?
Së pari trupi fillon të dobësohet
Një ekip nga Shkolla e Mjekësisë në universitetin “George Washington”, SHBA, provuan të gjenin se sa shumë peshë mund të humbasë një person nëse pushon së ngrëni mish.
Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Academy of Nutrition and Dietetics” dhe tregoi se njerëzit që kishin pushuar së ngrëni mish kishin humbur rreth 10kg.
Së dyti bakteret në stomak do të ndryshojnë
Një studim i vitit 2014 gjeti se bakteret në stomak ndryshojnë nga një vegjetarian dhe një person që han mish. Ndryshimi më i madh që ndodh në këto baktere të barkut është te njerëzit, të cilët nuk hanë mish. Studiuesit gjetën se ata që konsumonin mish kishin specie më mbrojtëse të baktereve të stomakut.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...