Flokët e gjata janë diçka të cilat shumë vajza dëshirojnë t’i kenë.
Për t’i arritur ato, ato përdorin shampona special, maska të ndryshme, mirëpo nuk janë të vetëdijshme se vetëm një ndryshim i vogël në mënyrën e të ushqyerit do t’u ndihmojë atyre t’i rrisin më shpejt flokët.
Pra, ushqimi i duhur është esencial për rritjen e shpejt të flokëve, ndërsa Telegrafi më poshtë ju sjell një listë me ushqimet më të mira për këtë:
Salmoni
Acidet yndyrore omega-3 të cilat i përmban ky fish e forcojnë flokun dhe e stimulojnë rritjen e flokëve. Përveç omega-3, salmonët përmbajnë edhe vitaminë B12 dhe hekur, të cilat gjithashtu ndikojnë në rritjen më të shpejt të flokëve.
Mishi i pulës
Pula është e pasur me proteina, dhe proteina na duhet për prodhimin e keratinës – substancë e cila është prezente në flok. Mungesa e proteinës për vetëm 2-3 muaj mund të shpie edhe në rënie të flokëve.
Përveç mishit të pulës, edhe mishrat tjerë (si i gjeldetit dhe lepurit) përmbajnë sasi të mjaftueshme të proteinave.
Vezët
Vezët përmbajnë elemente të domosdoshme për rritjen e flokëve dhe për mirëmbajtjen e tyre, si proteina dhe biotina. Biotina është tejet e rekomandueshme për ndaljen e rënies së flokëve, ndërsa nëse merret përmes ushqimit, ajo është shumë më efektive.
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...
Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndi...