
12 Apr 2008, Paris, France --- Pregnant Woman Smoking --- Image by © Sebastien Desarmaux / GODONG/Godong/Corbis
Ndonëse duhani është rreptësisht i ndaluar gjatë shtatzënisë, është për të ardhur keq që shumë nëna të reja vazhdojnë ta pijnë duke e ditur dëmin që i shkakton fetusit. Pa parë imazhet, gjithëkush mendon se dëmtimet nuk janë aq të mëdha sa flitet, por teknologjia e fundit e ultratingujve 4D ka bërë të mundur që zhvillimi i fetusit të ndiqet hap pas hapi.
Studimi i kryer së fundmi nga hulumtuesit e Universitetit të Durham dhe Lancaster në Angli u botua në revistën Acta Paediatrica. 20 gra shtatzëna kanë marrë pjesë në studim për një periudhe tre-mujore; katër nga të cilat ishin duhanpirëse dhe tymosnin rreth 14 cigare në ditë.
Efektet e njohura të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë janë:
Reduktimi i sasisë së oksigjenit ndikon në zhvillimin neurologjik të fetusit.
Redukton frekuencën e lëvizjeve të frymëshkëmbimit duke rezultuar në zhvillimin e vonuar të mushkërive.
Rrit rrezikun e komplikimeve të shtatzënisë
Një në çdo pesë foshnje te lindura nga nënat që pinë duhan peshojnë qindra gramë më pak.
Dyfishim apo trefishim i abortit spontan.

Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër