Ndonëse ditëve të fundit janë shtuar rastet me të prekur me COVID-19 në vendin tonë, Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet një komunë e qetë, me vetëm një rast aktiv, i cili gjithashtu pritet të shërohet gjatë kësaj jave. Të gjitha mostrat e ditëve të fundit, kanë rezultuar negative. Kjo qetësi në raport me pandeminë, është falë kujdesit që janë duke treguar qytetarët, si dhe angazhimit maksimal të të gjitha institucioneve komunale.
Hapja e shkollave dhe çerdhes publike, fillimi i ushtrimeve të klube apo shkollave tjera sportive, rritë rrezikun e përhapjes së virusit, prandaj, ju bëhet thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos nxënësve të klasave të nënta dhe maturantëve (të cilët pritet të kthehen në shkolla javën e ardhshme), të bëjnë kujdes maksimal dhe në përpikëri ti zbatojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
“Mbajeni distancën sociale, apo nëse nuk mundësi ta bëni këtë, përdorni maska, përdorni dezinfektues dhe mbajeni higjienën në nivelin më të lartë të mundshëm, duke i pastruar duart në çdo mundësi që keni gjatë ditës, si dhe në maksimum ti shmangni grumbullimet e njerëzve, pasi kjo vazhdon të mbetet arma e vetme e luftimit të virusit korona”, ka thënë sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, që merret me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, vazhdon të mbetet kjo: 77 të prekur, prej tyre 75 të shëruar, një rast aktiv dhe një rast ka rezultuar me fatalitet.
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...