Qasja e pacientëve në institucionet publike shëndetësore do të jetë më e lehtë tash kur zyrtarët institucionalë po bëjnë përpjekje që të zbatojnë projektin për sistemin e informimit.
Pilot projekti ka nisur fillimisht në klinikën e pediatrisë. Me këtë, do të bëhet regjistrimi i të dhënave të pacientëve, i barnave, i punëtorëve shëndetësorë dhe shërbimeve që ofrohen, raporton KTV.
Xhevat Ukaj nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë prezantimit të të arriturave për të realizuar projektin, ka pranuar se do të kenë edhe vështirësi në praktikë.
Projekti në vlerë prej 17 milionë eurosh është nacional dhe përveç Ministrisë së Shëndetësisë, në të janë të përfshirë edhe Ministria e Administratës Publike dhe Agjencia për Regjistrimin Civil, transmeton Koha.net.
Nëpërmjet këtij sistemi, të cilin e ka mbështetur edhe Qeveria e Luksemburgut, pritet të përmirësohet efikasiteti i shërbimeve shëndetësore.
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...