Prioriteti për vaksinimin kundër koronavirusit duhet të përcaktohet nga numri i kontakteve të një personi, sepse kjo do të “kishte një efekt shumë më të madh” në zvogëlimin e epidemisë, tha imunologu gjerman Michael Meyer-Herman për mediat lokale.
Meyer-Herman, nga Qendra Helmholtz për Kërkimin e Infeksionit, vuri në dukje se vaksinimi i të moshuarve së pari, siç kanë bërë deri më tani Gjermania dhe shumë vende të tjera, ka ulur ndjeshëm shkallën e vdekjes, por pasi grupi ka kontaktin më të vogël, nuk është se ka pasur ndonjë efekt të madh mbi pandeminë, transmeton portal arbresh.info
Deklaratat e tij për gazetën “Tagespiegel” pasuan në një kohë zhgënjimi në Gjermani për shkak të procesit të ngadaltë të vaksinimit.
Ai gjithashtu kritikoi planet për lehtësimin gradual të kufizimeve dhe vuri në dukje përhapjen e variantit britanik të koronavirusit.
Ai pret që numri i rasteve me infeksion të shpërthejë dhe iu referua situatës në Irlandë, Britaninë e Madhe, Portugalinë dhe Republikën Çeke./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...