Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente. Ilaçi që do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë efikas në qetësimin e dhimbjeve reumatike dhe dhimbjeve të tjera.
Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në lehtësimin e dhimbjeve sepse nxit qarkullimin e gjakut.
Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët djegës dhe 2 gota vaj ulliri ekstra i virgjër.
Lajini specat dhe pritini në copa të vogla. Futini në një kavanoz qelqi dhe hidhini 2 gotat e vajit sipër. Lëreni vajin e specave të qëndrojë në një vend të errët e të thatë për 7 ditë. Pas këtyre ditëve, kullojeni vajin me anë të një nape.
Masazhoni zonat që ju dhembin me këtë vaj. Këtë proçedurë mund ta përdorni 2 herë në ditë, derisa dhimbjet t’ju kenë kaluar plotësisht. Është e rëndësishme që ta mbani trupin ngrohtë pasi të keni aplikuar masazhin me vajin djegës.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër