Nëse doni që ta lini pirjen e duhanit, atëherë bima me emrin stevia është aleati më i mirë që mund ta keni. Përpos që do t’kua mundësojë lënien e këtij vesi të keq, stevia do t’ju ndihmojë edhe që të mos shtoni në peshë.
Receta për lënien e duhanit është shumë e thjeshtë: gjethet e bimës stevia i vendosni midis dhëmbëve dhe faqeve (nëse nuk keni gjethe, bën edhe pluhur). Në këtë mënyrë gradualisht vjen deri te zvogëlimi i dëshirës për të pirë duhan. Kur t’ju vijë dëshira për ta ndezur një cigare, pijeni një çaj nga stevia. Efekti është i njëjtë, nëse jo edhe më i mirë.
Stevia është e dobishme edhe për ata që duan të humbin kilet e tepërta. Nuk ka kalori, e zvogëlon apetitin dhe dëshirën për ushqime të ëmbla. Përdoreni stevian në vend të sheqerit, te ëmbëlsirat, apo çaji. Sikur kjo të mos mjaftonte, është parë që stevia është e dobishme edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut, sheqerit të lartë në gjak, kundër ftohjes dhe gripit, etj.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...