Doza të rregullta të ibuprofen mund të ulin te duhanpirësit rrezikun për tu prekur nga kanceri në mushkri, zbulon studimi i ri.
Ne e dimë që medikamenti qetësues dhe jo-steroidal lehtëson inflamacionin në trup.
Tanimë studies nga Universiteti i Ohio kanë gjetur prova të qarta që vërtetojnë se dozat e vogla në intervale të rregullta largojnë shumë nga inflamacioni që çon në zhvillimin e tumoreve në mushkri.
Ky është një nga studimet e para që ka ekzaminuar llojë specifike të medikamenteve anti-inflamator, dhe se si ato ndikojnë rrezikun e kancerit te personat që pijnë duhan.
Për të testuar efektin, një skuadër e drejtuar nga Dr.Marisa Bittoni konsultuan të dhëna nga 10,735 pjesëmarrës në Sondazhin e Tretë Kombëtar të Shëndetit dhe Ekzaminimit të Ushqyer.
Duke bazuar të dhënat në duhan pirjen, përdorimin e medikamenteve jo-steriodale dhe anti-inflamatore, studiuesit zbuluan se ata që merrnin rregullisht doza të barnave të tilla pakësonin inflamacion në mushkritë e tyre, duke ulur kështu mundësinë për tu prekur nga kanceri në mushkri me 28%.
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030