Lorik Cana ka dalë me një videomesazh rreth coronaviurusit që ka shpërthyer tashmë edhe në Shqipëri.
Në shtetin amë tashmë janë regjistruar gjashtë raste me virusin vdekjeprurës, derisa legjenda e kombëtares ka lëshuar një video, duke kërkuar më shumë kujdes.
“Jam këtu nga shtëpia ime në Romë. Tani jo vetëm anembanë botës apo në Itali, coronaviursi është edhe në Shqipëri”, ishin fjalët e tij të para.
“Disa gjëra shumë të vogla për secilin prej nesh, shumë të rëndësishme për të vepruar dhe jo për të reaguar më vonë ndonjë situatë të papërballueshme”.
“Secili prej nesh ka një detyrë që të respektojmë pjesën e higjienës të lajmë duart sa më shumë mbi 20-30 sekonda”.
“Të evitojmë aq sa është e mundur vendet e grumbulluara, në gjendje gripale, në gjendje ftohje, gjendje të keqe fizike, atëherë më mirë të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i drejtohemi numrit të për situata të tilla”.
“Më mirë që tani të bëjmë secili nga një sforcë të madhe dhe të dalim nga kjo situatë sa më shpejtë”, ka shtuar më tej ai.
Kjo video nga Cana është shpërndarë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që ka kërkuar të dëgjohet mesazhi, por duke mos krijuar panik. /Telegrafi/
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...