Humbja e kilogramëve në peshë pothujase përgjysmon rrezikun e njerëzve për t’u prekur nga diabeti i tipit 2, thuhet në një studim kërkimor në shkallë të gjerë të udhëhequr nga Spitali Universitar Norfolk dhe Norëich dhe Universiteti i East England.
Studimi i fundit i botuar në revistën ndërkombëtare JAMA Internal Medicine tregon se si ofrimi i mbështetjes për të ndihmuar njerëzit me prediabet të bëjnë ndryshime të vogla në stilin e jetës, dietën dhe aktivitetin fizik mund të përgjysmojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, transmeton portal arbresh.info

Studimi zbuloi se mbështetja për të bërë ndryshime modeste të stilit të jetës, duke përfshirë humbjen e dy deri në tre kilogramë peshë dhe rritjen e aktivitetit fizik gjatë dy viteve, uli rrezikun e diabetit të tipit 2 me 40 deri në 47 përqind për ata që kategorizohen si me prediabet.
Rreth tetë milionë njerëz me prediabet janë në Britani të Madhe dhe 4.5 milionë janë me diabetin e tipit 2.
Studimi thekson se njerëzit për të parandaluar këtë sëmundje duhet të ndryshojnë stilin e jetës, të merren me aktivitet fizik dhe të forcojën vetën për humbje modeste të peshës./arbresh.info/
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...