Sulmi në zemër është emergjencë mjekësore dhe duhet të trajtohet menjëherë.
Sulmi në zemër ndodh si pasojë e mungesës së gjakut në zemër, ndërkaq mund të shkaktohet nga ndonjë bllokadë në enët e gjakut, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ekspertët tani thonë se rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës mund ta zvogëloni duke ngrënë më shumë portokaj.
Shtimi i portokajve në dietën tuaj e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës, sipas Dr. Sneh Khemka.
Kjo pasi që portokajtë e zvogëlojnë shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, i ulin shanset për të pësuar sulm të zemrës.
Përveç portokajve, edhe çokollata e zezë dhe hudhra mund ta ulin shtypjen e gjakut.
Duhet të keni parasysh se ushqimi i shëndetshëm është mënyra më e mirë për t’i parandaluar sulmet e tilla, të cilat padyshim se janë vdekjeprurëse.
Doktorët rekomandojnë që t’i zëvendësoni yndyrat e ngopura [kremrat, gjalpat, djathin] me yndyra të pangopura [p.sh. me vaj bimor].
Edhe fishekët, arrat, bajamet, sardelet dhe kikirikët janë dëshmuar se e rrisin kolesterolin e mirë (HDL-në) dhe e zvogëlojnë kolesterolin e keq (LDL-në).
Zjarr në Fushe Kosove afër ETC-së
Vrasja e Erona Coklit – Mbrojtja e të akuzuarit Valon Aliu k...
Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit
Katër të vdekur dhe 14 të plagosur nga të shtënat me armë zj...
Presidenca jep detaje nga takimet që zhvilloi Osmani me part...
Mbi 230 mijë euro paga për deputetët për as 2 orë seanca në ...