Një numër i madh njerëzish anembanë globit po luftojnë kundër depresionit, kështu që ka disa kohë që përpiqet të gjenden mënyra të ndryshme për ta parandaluar atë.
Ajo çka vihet re është se zakonisht kur një person përballet me depresion vuan nga cilësia e gjumit.
Hulumtuesit kanë zbuluar se një mënyrë e mirë për të bërë një gjumë cilësor e për të frenuar shanset e depresionit është fjetja në një dhomë të errët pa asnjë dritë.
Ndërsa studimet e kryera më parë treguan se si drita e natës pengon ciklin e gjumit, ata nuk shpjeguan në mënyrë të mjaftueshme se si është e lidhur me depresionin.
Studimi i ri zbuloi se njerëzit të cilët ishin të ekspozuar ndaj 5 dritave të lehta gjatë kohës së gjumit ishin në një rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit krahasuar me ata që flinin në errësirë.
Një studim tjetër nga viti 2009 ka treguar se njerëzit që mbahen në një dhomë të ndezur 24 orë në ditë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni. /SCAN.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...