Të paktën 285 fëmijë në Shtetet e Bashkuara kishin inflamacion të rëndë të shoqëruar me koronavirusin, dhe ndërsa shumica janë duke u rikuperuar, nuk dihet nëse kjo do të lërë ndonjë dëmtim shëndetësor në vazhdim, tregojnë dy studime të reja.
Studimi i botuar sot në England Journal of Medicine, japin raportin më të plotë për këtë gjendje, të njohur si sindromi i inflamacionit multisystem tek fëmijët. Konsiderohet e pazakontë, dhe vdekjet janë të rralla, transmeton portal arbresh.info
Rreth 1 mijë fëmijë në të gjithë botën kanë pasur inflamacione të shkaktuara nga ky sindrom, ndërsa në Europë janë parë për herë të parë.
Përkufizimi i një rasti përfshin infeksionin koronavirus aktual ose të fundit, ethe, tablo të rëndë klinike që kërkon shtrimin në spital, inflamacion të konfirmuar nga gjaku dhe mosfunksionim të të paktën dy organeve në trup, përfshirë zemrën, veshkat, mushkëritë, lëkurën ose sistemin nervor.
Simptomat tretëse janë gjithashtu të zakonshme, duke përfshirë nauze dhe diarre.
Disa fëmijë mund të kenë simptoma që kujtojnë sëmundjen Kawasaki, një gjendje e rrallë tek fëmijët që mund të shkaktojë ënjtje dhe probleme të zemrës.
Shumica e fëmijëve të diagnostikuar me sindromën kishin koronavirus edhe pse më parë ishin plotësisht të shëndetshëm./arbresh.info/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...