Nje nder situatat e rralla shendetsore eshte helmimi nga uji, i cili ka pasoja serioze deri fatale per jeten. Helmimi nga uji mund te ndodhe kur nje individ konsumon litra te tera uji ne pak kohe, shume me teper se sa veshkat mund te eliminojne.
Veshkat mund te eliminojne 0,5-1lt ne ore. Hollimi i perqendrimit te kripes ne gjak, ka pasoje vershimin e ujit jashte eneve te gjakut, shtimin e tij brenda qelizave dhe pasoja me e rrezikshme eshte mbledhja e ujit ne tru. Kjo situate kerkon nderhyrje te menjehershme.
Nje nder treguesit me te sakte te hidratimit optimal te organizmit, eshte ngjyra e urines. Nje urine pa ngjyre, krejtesisht transparente tregon hidratim te tepert. Urina me ngjyre te theksuar te verdhe ose kafe tregon dehidratim. Hidratimi optimal eshte i domosdoshem, pa kaluar ne ekstrem.
Nje grua, ka nevoje mesatarisht per 1,5-2lt ne dite. Nje burre nevojitet 2-2,5lt uje ne dite. Nevojat ndryshojne ne varesi te shume faktoreve, sidomos kushteve klimaterike, aktivitetit fizik dhe permasave trupore./living.al
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite