Më 2014-ën, laboratori i tij i bioinxhinierisë në MIT filloi të zhvillonte senzorë që mund të zbulonin virusin Ebola kur ishte thahej në një copë letër. Ekipi i vogël i shkencëtarëve nga MIT dhe Harvard publikoi për herë të parë studimet e tyre më 2016-ën; deri atëherë, ata do të përshtatnin teknologjinë për të adresuar kërcënimin në rritje të virusit Zika.
Tani, ata po përmirësojnë përsëri mjetin e tyre për të identifikuar koronavirusin, shkruan Business Insider, transmeton lajmi.net.
Ekipi është duke zhvilluar një maskë që prodhon një sinjal fluoreshent kur një person me koronavirus merr frymë, kollitet ose teshtin. Nëse teknologjia rezulton e suksesshme, ajo mund të adresojë të metat që lidhen me metodat e tjera të kontrollit të sëmundjes.
“Ndërsa hapim sistemin tonë tranzit, mund të parashikohet që ai të përdoret në aeroporte ndërsa kalohen nëpër pika sigurie”, i tha Collins Business Insider.
“Ju mund ta përdorni atë rrugës për në punë. Spitalet mund ta përdorin atë për pacientët kur hyjnë ose presin në pjesën e pritjes, e cila do iu shërbejë si një ekran paraprak se kush është i infektuar e kush jo”, shtoi tutje ai.
Mjekët madje mund t’i përdorin maskat fluoreshente për të diagnostikuar pacientët në vend, pa qenë e nevojshme të dërgojnë mostra në laborator. Në një kohë kur rezultatet e testeve për koronavirus për shkak të vonesës kufizojnë kapacitetin e detektimit të koronavirusit, mjetet që e identifikojnë shpejt Covid-19 do duhej të ishin kritike.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...