Rreziku për të pasur një atak kardiak është 6 herë më i lartë kur jemi të prekur nga gripi. Kjo konfirmohet nga një studim kanadez i publikuar në revista mjekësore.
Sipas studimit, kërcënimi zhduket një javë pas përfundimit të simptomave, ndërkohë që personat më të prekur janë të moshuarit, personat e prekur nga virusi i Hepatitit B ose ata që janë në infarktin e parë.
Lidhja mes gripit apo sëmundjeve stinore dhe atakëve në zemër ishte vërejtur edhe më parë por kjo është hera e parë që konfirmohet edhe me teste laboratorike.
Mjekët këshillojnë që personat më vulnerabël të jenë të kujdesshëm për të parandaluar infeksionet respiratore dhe veçanërisht gripin. /klan plus
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...