Sipas një studimi të fundit është gjetir se gratë që punojnë në ndërrime të natës janë më rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit dhe lëkurës.
Rreziku i përgjithshëm i kancerit në mesin e të gjithë pjesmarrësve në studim është rritur për 19 përqind, transmeton portali arbresh.info
Përsa i përket kancereve të veçanta, studimi zbuloi një rritje prej 41 për qind në rrezikun e kancerit të lëkurës, 32 për qind rritje për kancerin e gjirit dhe një 18 për qind rritje të rrezikut të kontraktimit të kancerit gastrointestinal te gratë që punojnë natën.
Studimi i botuar në revistën “The American Association for Cancer Research”, u drejtua nga Xuelei Ma, onkologjiste në Universitetin Sichuan në Kinë.
Autorët e studimit kanë kryer një analizë të të dhënave të marra nga 61 artikuj që përbëjnë një total prej 114,628 rastesh të kancerit dhe 3,909,152 pjesëmarrës nga Amerika e Veriut, Europa, Australia dhe Azia.
Secili nga studimet u analizua për një lidhje midis punës së zgjatur të ndërrimit të natës dhe rritjes së ndjeshmërisë ndaj 11 llojeve të kancerit./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...