Gjysmë aspirine në ditë zvoglon rrezikun e kancerit të mëlçisë

09:00 | 13 Mars 2020

Marrja e gjysmës pilulë aspirina në ditë zvogëlon rrezikun e kancerit të mëlçisë, sugjerojnë studimet.

Njerëzit që marrin një dozë të ulët të rregullt kanë 43 përqind më pak të ngjarë të preken nga kanceri në mëlçi, zbuluan shkencëtarët e Harvardit, transmeton portal arbresh.info

Ilaçi gjithashtu ul nivelin e vdekjeve nga të gjitha problemet e mëlçisë, përfshirë sëmundjen e mëlçisë yndyrore.

LEXO EDHE: Kura 10-ditore për pastrimin e mëlçisë dhe aparatit tretës

Gjetjet e botuara në Neë England Journal of Medicine, bazohen në një analizë të më shumë se 50 mijë njerëzve në Suedi me hepatit viral krinik, sëmundje që konsiderohet se është e zakonshme për rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Gjatë një ndjekjeje mesatare prej gati tetë vjetësh, 4 përqind e pacientëve zhvilluan kancer në mëlçi, krahasuar me 8.3 përqind të jo-përdoruesve. E rëndësishmja, sa më gjatë që një person i merrte ilaqet, aq më të mëdha ishin gjasat për shërim.

Shkencëtart kanë hulumtuar nëse aspirtina mund të largojë kancerin për një kohë dhe ekspertët kanë ardhur në përfundim se një dozë e ulët gjithashtu mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e kancerit të zorrëve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara