Gjysma e të gjitha rasteve të Alzheimerit mund të jenë shkaktuar nga virusi i herpesit që është përgjegjës për ftohjen, pretendon një shkencëtare.
Ata që vuajnë nga çrregullimi që shkakton humbjen e kujtesës kanë më shumë gjasa të infektohen me virusin Herpes Simplex, tipi 1 (HSV1), thuhet në gjetjet e studimit, transmeton portali arbresh.info.
Profesoresha Ruth Itzhaki, nga Universiteti i Mançesterit, pretendon që virusi shkakton depozite proteine në tru të ngjashme me pllakat karakteristike të Alzheimerit.
Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson që dy të tretat e njerëzve nën moshën 50-vjeçare janë të infektuar me HSV-1, që shkakton ftohje.
Njëherë i infektuar me HSV-1, ai mbetet në qelizat nervore dhe imune të njeriut përgjithmonë, dhe mund të riaktivizohet për të shkaktuar flluska të dhimbshme kur bien në nivel apo kur jeni të stresuar.
Edhe pse shumica e njerëzve janë të infektuar me HSV-1 deri në kohën që ata arrijnë moshën e vjetër, ata janë që janë gjithashtu gjenetikisht në rrezik nga Alzheimeri mund të kenë virusin aktiv më shpesh apo më agresiv.
Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në dëmtimin e trurit dhe eventualisht dobësim kognitiv.
Ky zbulim mund të bëjë që Alzheimeri të trajtohet me ilaçe ekzistuese të herpesit, sipas studimit të autores profesoresha Itzhaki, e cila ka kaluar më shumë se 25 vjet duke hulumtuar lidhjen potenciale./Arbresh.info/
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...