Gjysma e nënave të cilat përjetojnë depresion paslindjes dhe probleme tjera të shëndetit mendor që ndërlidhen me shtatzëninë apo lindjen e tyre, i mbajnë të fshehta nga miqtë dhe familjarët.
Anketimi, i kryer nga sajti ‘Netmums’, gjithashtu ka zbuluar se vetëm 1 në 3 nëna kërkojnë ndihmë profesionale për t’iu adresuar problemeve të shëndetit mendor pas lindjes së fëmijës.
Sipas hulumtimeve, 26% prej tyre nuk kërkojnë ndihmë sepse frikësohen mos paragjykohen nga tjerët, dhe 18% frikësohen se mos dikush ua merr beben!
Por arsyeja kryesore që i nxitë femrat t’i mbajnë sekret problemet e tyre të shëndetit mendor nga bashkëshortët dhe familjarët është turpi, ku 30% e grave të anketuara kanë pranuar se ndihen të turpëruara dhe nuk kanë besim t’i tregojnë ndokujt. /Telegrafi/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër