Ka më shumë se gjashtë muaj që aparaturat e radiologjisë në spitalin e Gjilanit janë pothuajse tërësisht jashtë funksionit.
Megjithëse drejtues të këtij spitali kishin shpallur disa herë tender për servisim, ai dështoi pasi nuk u plotësuan kushtet për t’ia dhënë ndonjë operatori kontratën, raporton KTV.
Drejtori i spitalit, Abdylatif Latifi, thotë se është në hall pasi vazhdimisht konkurrojnë vetëm dy operatorë dhe se një gjë e tillë përsëritet sa herë shpallet tender për servisimin e këtyre pajisjeve.
Latifi shtoi se kushti që përcakton fituesin që ka çmimin më të ulët është gabim, pasi tenderët po i fitojnë kompanitë me mall kinez e pa kualitet, e më pas po ka telashe në funksionimin e tyre.
Ndërsa tekniku që punon në këtë repart thotë se puna aty është e mundimshme dhe pacientët janë ata që pësojnë më së shumti.
Drejtues të spitalit thonë se kjo aparaturë që posedojnë edhe ashtu është shumë e vjetër, për çka kanë bërë kërkesë në SHSKUK që të pajisen me një digjitale.
Për shkak se aparaturat radiologjike në spitalin e Gjilanit nuk punojnë pacientët për këto shërbime drejtohen në klinikën e pulmologjisë por kjo aparaturë kryen vetëm incizimin e mushkërive, transmeton Koha.net.
Në këtë spital thonë të kenë edhe mungesë të stafit të mesëm, por pavarësisht kërkesës, SHSKUK-ja nuk ka lejuar të shpallet konkurs me arsyen se nuk ka buxhet, derisa problemi kronik vazhdon të mbetet mungesa e barnave.
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...