Të zgjohesh në mëngjes me kokën si daullë, natyrisht që nuk është aspak ndjenjë e mirë.
Në ato momente, vetëm mendimi mbi alkoolin do t’ju bëj të vjellni, transmeton portali arbresh.info
Këto mund të jenë simptomat më të vogla që ka alkooli në shëndetin tuaj, por pa heq dorë nga ky ves nuk do të kuptoni mbi ndikimet tjera.
Vetëm një muaj pasi të hiqni dorë nga pija, ju do të kuptoni se një kohë për shkak të alkoolit jeni ndjerë më i lodhur, keni shtuar peshë, keni pasur pagjumësi dhe mungesë koncentrimi.
Sipas dietologës Chloe McLeod një nga gjërat kryesore që njerëzit ndjejnë kur heqin dorë nga alkooli është se se ndjehen më të etur.
“Alkooli bën që trupi të humb shumë lëngje, kështuqë sapo hiqni dorë nga ai, niveli i hidratimit rritet ndjeshëm”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se pirja e vazhdueshme e alkoolit ndikon edhe në lëkurë, prandaj pas ndalimit të konsumimit të alkoolit, lëkura fillon e rigjenerohet.
12 orë pasi të keni hequr nga alkooli trupi fillon të largoje toksinat. Brenda 24 orëvë, niveli i sheqeit në gjak fillon të stabilizohet. Pas 1 javë do të bëni gjumë më të qetë dhe pas 2 jave do të ndjeni trupin të kthejë forcën e humbur./http://arbresh.info
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...
Flick vlerëson Newcastlen, komenton edhe deklaratat e Xavit ...
‘Qëllimi ynë kryesor’ është ta mbajmë Turqinë la...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...