Personat që gërhasin kanë një rrezikshmëri tre herë më të lartë për të zhvilluar demencën, paralajmërojnë shkencëtarët.
E njohur si apnea e gjumit, një çrregullim i zakonshëm që ul furnizimin me oksigjen dhe shkakton gërhitjen vret qelizat e trurit.
Shkencëtarët australian tashmë kanë publikuar studimin e parë të këtij lloji për të zbuluar edhe trajtimin e kushteve që parandalojnë demencën.
Profesoresha Elizabeth Coulson, nga Instituti i Queensland thotë se “trajtimi i apenas së gjumit redukton rrezikun e demencës”.
“Njerëzit që vuajnë prej saj kana tre herë gjasa më shumë të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer. Kjo ndodh për shkak të hypoxia-s, niveli i ulët i oksigjenit në gjak për shkak të frymëmarrjes së varfër, shkakton vdekjen e qelizave nervore”, thotë ajo.
Ajo ndodh kur muskujt dhe indet e buta në fyt zbuten duke shkaktuar bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Ajo interferon me frymëmarrjen, duke e ndaluar për periudha të shkurtra disa herë gjatë natës ,duke ulur nivelin e oksigjenit, gjumë të shqetësuar dhe gërhitje./tch/
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...