Me tërë këto fatkeqësi natyrore të cilat janë duke e pushtuar botën, dhe në anën tjetër kërcënimet për luftë me bomba nukleare, tani është bërë e vështirë të dihet se cili rrezik është më i frikshmi për njerëzimin.
Por një nga kërcënimet më të mëdha që ekziston për momentin, është faktikisht edhe më i vjetri: një sëmundje ngjitëse, e cila mund të zhvillohet në mënyrë natyrale apo të krijohet nga vetë njerëzit, siç është rasti i bioterrorizmit.
Siç kanë shkruar së fundmi Bill dhe Melinda Gates, sëmundjet – ngjitëse dhe kronike – janë kërcënimi më i madh publik me të cilin do të ballafaqohet bota në dekadën e ardhshme. Dhe pavarësisht se Gates kanë thënë në një konferencë shtypi se sa i përket sëmundjeve kronike janë shënuar progrese, prapëseprapë si njerëz jemi të papërgatitur të ballafaqohemi me sëmundje ngjitëse,transmeton Telegrafi.
Bill ka deklaruar se dekada e ardhshme do të jetë më problematikja për njerëzimin, dhe është një rrezik i madh.
Sipas ekspertëve të kësaj fushe, Bill Gates e ka me të drejtë këtë shqetësim, të cilët thonë se një epidemi e ardhshme mund t’i vret më shumë se 30 milionë njerëz për më pak se një vit.
Sipas tyre, kjo sëmundje ngjitëse mund të shkaktohet nga vetë natyra, por mundësitë janë se edhe mund të shkaktohet nga veprimet e njerëzve.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit