Besojmë se nuk ka familje shqiptare që nuk ka ilaçe në shtëpi e disa prej tyre mos t’i kemi në frigorifer me idenë se po i ruajmë siç duhet. Në çdo rast, të gjithë duhet të dinë rregullat kryesore për ruajtjen e tyre, pasi shpesh gabojmë me sukses.
Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe frigoriferi është vendi më i mirë për këtë. Megjithatë, dyert nuk janë alternativa më e mirë. Temperatura e dyerve është disa gradë më e lartë dhe luhatet sepse ato hapen aq shpesh. Pra, është më mirë nëse krijoni një vend të veçantë për medikamentet tuaja, tek raftet e brendshme të frigoriferit.
Me qëllim të mbrojtjes së medikamenteve nga luhatjet e temperaturës dhe lagështia ato duhen mbajtur në një enë të mbyllur, shkruan shije. Por mos i vendosni shumë pranë pjesës së prapme të frigoriferit sepse medikamentet e lëngëta mund të ngrijnë, gjë që mund të jetë e dëmshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...