Në rastin e dhembjeve të forta të shpinës, duhet të kërkojmë ndihmën e specialistit.
Kur vuani nga dhembjet e shpinës, ndonjëherë e vetmja gjë që dëshironi është që të rrini në shtrat, mirëpo mjekët thonë që ajo është gjëja ma më e keqe që mund t’ia bëni vetes!
Në të vërtetë, qëndrimi në shtrat shton dhembjet e shpinës, thekson Shoqata Gjermane e Ortopedisë dhe e Traumatologjisë.
Në vend të qëndrimit në shtrat, duhet të ecni, transmeton Telegrafi.
Dhembjet e shpinës janë dukuri e shpeshtë, posaçërisht dhembjet jospecifike në pjesën e poshtme të shpinës. I shkaktojnë stresi, mungesa e ushtrimeve, tendosja e muskujve, madje edhe problemet psikike.
Njerëzve, të cilët vuajnë nga dhembjet e shpinës, u rekomandohet cilado qoftë formë e aktivitetit fizik, thonë ekspertët.

Ushtrimi i kujdesshëm lyen nyjat, përmirëson lëvizshmërisë e kurrizit dhe forcon muskujt.
Nëse dhembjet janë aq të forta sa që pengojnë lëvizjen apo pamundësojnë qëndrimin normal të kurrizit, tabletat kundër dhimbjeve ofrojnë lehtësim të përkohshëm.
Në rast të dhembjeve të forta të shpinës duhet të kërkohet ndihma e specialistit, në mënyrë që të përcaktohet shkaktari serioz i problemit si p.sh. frakturat apo prolapsa e diskut, përkatësisht ndryshimin e pozitës së tij natyror. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...