Të rriturit këshillohen të bëjnë ushtrime për forcimin e muskujve të paktën dy herë në javë.
Për të qenë sa më aktivë dhe të shëndetshëm, ata këshillohen që të qëndrojnë sa më aktivë, thonë mjekët më të mirë të Britanisë së Madhe, transmeton portali arbresh.info
Për herë të parë, ata kanë këshilluar që edhe gratë shtatzëna të merren me aktivitete.
Vallëzimi, lojra me birila ose Tai Chi këshillohen për personat mbi 65 vjeç, në mënyrë që të kenë plëqëri sa më të lehtë.
Aktiviteti fizik mbron nga mbipesha, diabeti tip 2, sëmundjet e zemrës dhe depresioni, thuhet në këshilla.
Udhëzimet e fundit janë dhënë nga mjekët në Britani të Madhe dhe janë publikuar si prova të fundit shkencore.
Mesazhi i tyre është se çdo aktivitet është më i mirë se asnjë.
Prof. Sally Davies, zyrtare kryesore e mjekësisë në Britani të Madhe, tha se shumica e fëmijëve dhe të rriturve në Angli nuk janë aktivë.
“Ne kemi nevojë për aktivitete aktive, kemi nevojë për udhëtime aktive dhe për njerëz që dalin të ecin heret dhe zbresin më pas nga autobusi për në shtëpi”, tha ajo.
“Kemi nevojë për njerëz që u ngjiten shkallëve dhe jo që i hipin ashensorit…ne kemi nevojë për njerëz më aktivë”, shtoi ajo.
Udhëzimet rekomandojnë që të rriturit të ndërtojnë forcë dhe ekuilibër për të ndihmuar në ndalimin e rënies natyrale të masës së muskujve dhe densitetit të kockave që fillon rreth moshës 50 vjeç./arbresh.info/
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik