Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Turqisë, sot fillon Java e Shëndetësisë së Turqisë në Kosovë e cila do të zgjas deri më 26 shkurt.
Gjatë kësaj periudhe, ekspertët me eminentë të shëndetësisë nga Turqia, bashkë me ekipet nga QKU, do të ndihmojnë në fushën e kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë dhe infermierisë.
Hapja solemne e kësaj jave bëhet sot në Amfiteatrin e Klinikës së Kirurgjisë në QKU, ku do të marr pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, etj.
Ekspertët nga Turqia, që pritet të sjellin edhe disa pajisje dhe material shpenzues me qëllim të mbështetjes së shëndetësisë kosovare, do të zhvillojnë edhe ligjërata, seminare dhe diskutime të niveleve profesionale shëndetësore.
Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe, ...
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për vendimin...
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as m...
Legjenda e Man Utd lavdëron Bruno Fernandes pas refuzimit që...
Gruda: Kushtetuesja ia ka hedhur fajin VV-së për bllokadën 4...
Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti