Fëmijët nën moshën 15-vjeqare kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja, sesa të vdesin nga pandemia e coronavirusit, tregojnë të dhënat e reja duke bërë kështu presion më të madh qeverisë britanike që t’i rikthejë nxënësit nëpër klasa dhe atë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Shkencëtarët nga universitetet Cambridge dhe Oxford kanë bërë thirrje për një “debat racional”, bazuar në rrezikun e “vogël” nga COVID-19 që u kanoset fëmijëve.
Madje thuhet se nëse në një të ardhme nuk gjendet një vaksinë, do të ishte mirë që nxënësit të vazhdojnë jetën e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
E gjitha kjo po bëhet pas akuzave të shumta ndaj Gavin Williams, Sekretarit të Arsimit në Britani të Madhe, i cili vendosi të mos rihap të gjitha shkollat para pushimit veror, ku pretendohet nga qytetarët se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga COVID-19./telegrafi/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin