Gripi vetëm në këtë vit ka vrarë dhjetëra apo qindra fëmijë anë e mbanë botës, dhe normalisht se shumica e prindërve janë të nervozuar me virusin.
Historitë e fëmijëve që po vdesin nga gripi po bëhen publike edhe në internet. Më e fundit është ajo e Dylan Winnik, 12 vjeçar nga Florida i cili kishte vdekur të martën nga gripi, vetëm dy ditë pasi kishte pasur simptoma të ftohjes, transmeton Telegrafi.
Njerku i Dylanit, Mike Medwin, thotë se fëmija kishte qëndruar në shtëpi nga shkolla sepse ndihej i lodhur dhe i shkonte hunda. Familja e kishte zbuluar se kishte temperaturë normale gjatë ditës së marte, por pak orë më vonë ai kishte vdekur.
“Mos e trajtoni si asgjë gripin”, ka thënë Medwin.
Interneti është i mbushur me histori të ngjashme, dhe këto histori po i tmerrojnë prindërit të cilët janë të gatshëm të bëjnë çmos për t’i mbrojtur fëmijët.
Simptomat e gripit te fëmijët janë thuajse krejtësisht të ngjashme me ato të të rriturve.
Këto simptoma përfshijnë ethet, ftohjen, dhimbjet e muskujve, kollin, dhimbjet e kokës, lodhjen, etj.
Fëmijët gjithashtu mund të kenë diarre dhe vjellje, thonë ekspertët.
Veç kësaj, simptomat janë paksa ndryshe te bebet. Kryesisht bebet kanë ethe, koll dhe shumë mukozë – e gjithashtu nuk hanë shumë sepse vuajnë nga skuqja e fytit.
Nëse fëmija juaj zhvillon njërën nga simptomat, menjëherë shkoni te doktori. /Telegrafi/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK