Adoleshentët, prindërit e të cilëve pinë duhan, kanë katër herë më shumë gjasa që të fillojnë pirjen e duhanit, ka gjetur një studim.
Mjekët në Britani të Madhe u kanë bërë thirrje prindërve që të heqin dorë nga pirja e duhanit, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e fëmijëve, transmeton portal arbresh.info
Fushata Better Health Smoking tha se 4.9 përqind e adoleshentëve, prindërit e të cilëve pinë duhan e kanë marrë duhanin, ndërsa vetëm 1.2% e adoleshentëve prindërit e të cilëve nuk pinë duhan e kanë marrë duhanin.
Ministrja e Shëndetësisë Maggie Throup tha se ajo shpreson se ky hulumtim do t’u japë prindërve një motivim shtesë për të lënë duhanin. Ajo shtoi se fushata e re thekson “lidhjen e duhanpirjes midis brezave me prindërit që ndikojnë tek fëmijët e tyre” dhe ky mund të jetë “motivimi shtesë që shumëkush duhet të heqë dorë nga cigaret për mirë këtë vit”.
Ministri i shëndetësisë tha se kishte ndihmë dhe mbështetje në dispozicion për prindërit, kujdestarët dhe këdo që kërkon të lërë duhanin, “përfshirë aplikacionin NHS Quit Smoking, duke përfshirë mbështetjen e Facebook rreth këtij aplikacioni./arbresh.info/
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...
Nju-Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutën që përkujton 18-...
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...