Nivelet e larta të shqetësimit psikologjik para-ekzistues përpara infeksionit me koronavirus janë shoqëruar me një rrezik në rritje për zhvillimin e simptomave të gjata të koronavirusit.
Sipas një studimi të fundit mbi koronavirusin, pjesëmarrësit kanë raportuar shqetësimet psikologjike, duke përfshirë depresionin ose ankthin e mundshëm, shqetësimin mbi infeksionin me koronavirus dhe ndjenjen e të qenit të vetmuar, transmeton portal arbresh.info
Sipas studimit të botuar në MedPage Today, u gjet se shqetësimet psikologjike janë të lidhura me infeksonin e gjatë të koronavirusit, duke shfaqur tension psikologjik edhe për shfaqjen e sëmundjeve si obeziteti, diabeti dhe hipertensioni.

Studimet kanë treguar se më shumë se gjysma e pacientëve me simptoma të gjata të koronavirusit raportojnë rikthim të aktiviteteve fizike.
Sipas shkencëtarëve, gjetjet mund të ndihmojnë me identifikimin e fushave të reja të fokusit për studime në mekanizmin e infeksionit të koronavirusit, duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e njerëzve në SHBA dhe në mbarë botën kanë kërkuar ndihmë psikologjike pas infeksionit me koronavirus./arbresh.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...