Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si pastrues, pasi ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, të tilla si acidi i urinës, kripërat shtesë, ndotësit dhe ujë.
Po kështu prania e kalciumit, kaliumit dhe hekurit në mandarinë, e bëjnë këtë frutë aleat për mbrojtjen e kockave.
Mandarinat favorizojnë funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmojnë në dekompozimin dhe thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët.
Mandarina është fruti i sezonit në të cilën ndodhemi dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë.
Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj, shkruan noa. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.
Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja. Kjo mund të tingëllojë e habitshme, por ky fryt në fakt ndihmon për të riparuar të gjitha veshjet e jashtme ose ndonjë dëmtim të madh që i bëhet trupit.
Ajo gjithashtu nxit sistemin imunitar dhe mban të gjitha infeksionet nën fre. Mandarina aromatike ka cilësitë natyrore antiseptike që bën të mundur mbrojtjen e trupit ndaj stafilokokut, baktereve përgjegjëse për përhapjen septike në trupin e njeriut. Vaji esencial i mandarinës përmban elemente të veçanta që veprojnë kundër këtyre baktereve
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...