Tërë jetën na kanë mësuar që pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin, ndërkaq tani është zbuluar që ai ndonjëherë mund edhe të na shpëtojë nga vdekja e sigurt. Ja përse është fjala.
Që më parë, shkencëtarët kanë konstatuar që duhanpirësit më rrallë sëmuren nga sëmundja e Parkinsonit, sepse nikotina ndikon mirë në tru, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Tani hulumtuesit e Universitetit në Minesota kanë analizuar fushatën kundër pirjes së duhanit, e cila është bërë gjatë mesit të shekullit të kaluar, dhe kanë konkluduar që në deceniet në vazhdim është shtuar shumë numri i të sëmurëve nga kjo sëmundje e rrezikshme.
Sipas statistikave të studimeve, duhanpirësit vërtet më pak sëmuren nga sëmundja e Parkinsonit.
Megjithatë, kjo tezë është e vështirë të dëshmohet në praktikën mjekësore, andaj për të verifikuar duhet patjetër të presim edhe një kohë.
Mirëpo, ekspertët mjekësorë tërheqin vërejtjen që pirja e duhanit është një ndër shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjeve të pashërueshme, siç është kanceri i mushkërive.
Pos ndërprerjes së shpejtë të pirjes së duhanit, për këtë rritje katastrofave të të sëmurëve është përgjegjëse edhe vetëdija mbi simptomat dhe diagnostikimi i përmirësuar.
Në të vërtetë, mjekët tani kanë mundësi që më herët dhe në mënyrë më të sigurt të konstatojnë sëmundjen.
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...