Drejtori në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Skender Dreshaj ,ka thënë se nuk është koha për ankesa e as për kërkesa.
Dreshaj ka përshkruar vrullin e punës që bëhet çdo ditë në spitalin e Pejës, e sidomos nga pandemia.
Drejtori bëri të ditur se secila njësi dhe repart Covid-19, është 24 orë e mbuluar me mjekë dhe infermierë.
Ai shtoi se edhe kujdesi intensiv dhe sallat e operacionit funksionojnë 24 orë.
Ndërsa për furznimin me oksigjen ka thënë se e kanë të siguruar nga tri burime.
Postimi:
NUK ËSHTË KOHË ANKESASH E KËRKESASH!
Në Spitalin e Përgjithshëm Pejë tani, në këto momente , kemi
142 pacient me covid, 98 janë oksigjeno terapi, 4 në CPAP, 23 në gjendje të rënduar
Secila njësi dhe repart Covid-19, është 24 orë e mbuluar me mjek dhe infermier.
Kjo vetëm për rastet me Covid-19. Gjatë ditës kishim shumë intervenime. Edhe në kohën që po shkruajmë në sallë operohen pacient. Janë rreth 100 punëtor në shërbim.
Shërbimi teknik është kujdestar 24 orë – pastrimi, mirëmbajtja e Oksigjeno-Koncentratorëve, sistemit të O2 dhe çdo shërbim tjetër.
Kujdesi intensiv dhe sallat e operacionit funksionojnë 24 orë.
Të gjitha shërbimet e nivelit sekondar për të gjitha njësitë jo Covid mbulojnë rastet urgjente. Shërbimet kirurgjike, urologjike, ortopedike, pediatria, neonatolgjia, gjinekologjia , obstetrika, njësia koronare, të gjitha. Nuk trajtohen vetëm rastet e ftohta operative.
Shërbimet ambulatore vazhdojnë të punojnë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kemi platformën Online Bisede me mjekun. Nesër në ora 9 kemi mjekun pulmolog për tu shërbyer pacientëve. Mjeku infektolog javën e kaluar kishte mbi 62.000 shikime.
Oksigjenin e kemi të siguruar nga 3 burime: Oksigjeni Qendror, Oksigjeni me Bombola dhe Oksigjeni me Oksigjeno-Koncentrator – në çdo variant jemi të mbuluar, duke përfshirë ramje eventuale të rymës elektrike, prishje të sistemit; në çdo rrethanë jemi kujdesur që pacientët tanë janë të sigurt se do kenë njërin nga këto burime. I kemi menduar të gjithë skenarët e mundshëm dhe jemi gati.
Nuk është kohe ankesash as edhe kërkesash por po numërojmë:
Kemi halle me infeksion te stafit, kemi staf ne moshë te shtyer, kemi edhe te sëmurë kronik, kemi edhe te vdekur ne vend pune mjek dhe infermier mu nga Covid-19. Mos te flasim se nga marsi nuk ka pushime vjetore për personelin.
Në spitalin tonë kemi moton: Ja ku jam, kudo e do puna!
NUK ËSHTË KOHË ANKESASH E KËRKESASH!
Personalisht dhe secili nga ne punëtorët e spitalit, familjet tona , që të gjithë kemi marre shërbime në këtë dhe vetëm këtë spital.Përjashtimet( mund të numërohen në gishtat e njëres dorë) janë vetëm në indikiacionet absolute sikur edhe për cdo pacient tjetër.
Vazhdojmë të jemi në shërbim.
Besoj nuk është e tepërt të kërkojmë të paktën të mos njollosemi në mënyrën që mendja nuk ta kap dot.
Patjetër se pranojmë kritikat, por , ama , për hirë të zotit , të paktën mjendja të na i kap.
Me respekt;/indexonline/
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...