Sipas raportit vjetor të Grupit Punues të Ambientit është gjetur se 70% e mostrave e produkteve janë të kontaminuara me mbetje të pesticideve.
Këtë vit, dredhëzat mbeten në krye të listës së produkteve me koncentrimin më të madh të pesticideve, ndërsa misri i ëmbël dhe avokadot janë renditur me koncentrimin më të ulët, transmeton portali arbresh.info.
Pesticidet kanë përdorim të zgjeruar në prodhimin e ushqimit për të kontrolluar dëmtuesit e tillë si insektet, brejtësve, barërat e këqija, bakteret, myku dhe kërpudhat.
Përveç përdorimeve të tyre në bujqësi, pesticidet janë përdorur për të mbrojtur shëndetin publik duke kontrolluar organizmat që bartin sëmundje tropikale, si mushkonjat.
Pesticidet janë potencialisht toksike për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ato mund të kenë efekte negative në riprodhim, sistemin imunitar apo nervor, të shkaktojnë kancer dhe të çojë në probleme të tjera./Arbresh.info
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...