Google do të përditësojë informacionet e shëndetësisë, pasi përdoruesit e saj çdo ditë e më shumë kërkojnë informacione më të hollësishme nga ajo.
Ky vendim erdhi pas akuzave të shumta se gjiganti i kërkimit ka luajtur një nga rolet më të rëndësishme në shpërndarjen e dezinformimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për tema mjekësore dhe tema që lidhen me vaksinimin e fëmijëve, transmeton portali arbresh.info
Zyrtari i Shefit të Shëndetit të Google David Feinberg ka njoftuar shtatë për qind të kërkimit të përditshëm në Google kanë të bëjne me shëndetësinë.
Përdoruesit bëjnë pyetje rreth kushteve të caktuara, medikamenteve, simptomave dhe sigurimit shëndetësor, që do të thotë se Google Search është një nga kanalet më të mëdha, për të marrë këtë lloj informacioni.
Pikërisht kjo është arsyeja që Google është duke u përqendruar në adresimin e çështjeve të lajmeve të rreme, dhe ekipet e mjekëve dhe infermierëve tashmë kanë analizuar rezultatet e kërkimit brenda disa fushave, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dezinformimin e vaksinave.
Ekspertët kanë theksuar se prindërit i besojnë shumë asaj që lexojnë në internet, prandaj edhe kanë shtyrë gjigandin e teknologjisë që të bëj përmisime.
Google ka bërë disa hapa mbreslënës kur bëhet fjalë për fushën mjeksore, pasi që ka zbatuar inteligjencën artificiale në metodat tradicionale të diagnoses.
Kompania ka theksuar se do të vazhdojë që të veprojë në përmisimin e të dhënave, në mënyrë që përdoruesit e internetit të mos e humbasin besimin në Google./arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit