Disa pastrues të duarve, që u shfaqen gjatë pandemisë për të ndihmuar rreth mbajtjes së higjenës, përmbajnë nivele të larta kimike që mund të shkaktojnë kancer.
Valisure, një farmaci në internet me seli në Neë Haven, Connecticut, tha se ka zbuluar sasi të madhe të materialëve kimikë në disa nga pastruesit e duarve, transmeton portal arbresh.info
Produkti konsiderohet po aq i rrezikshëm sa asbesti dhe disa kompani kishin nivele deri në tetë herë më shumë se kufiri i rekomanduar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA.
“Prania e benzenit, një kancerogjen i njohur njerëzor dhe i shumë ndotësve të tjerë, në produktet e rekomanduara gjerësisht për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-CoV-2 që shkakton COVID-19 dhe përdoret rregullisht nga të rriturit dhe fëmijët në vëllime të mëdha i bën këto gjetje veçanërisht shqetësuese, “shkroi Valisure në një letër për FDA.
Benzeni është një kimikat i lëngshëm që zakonisht është pa ngjyrë, por, në temperaturën e dhomës, mund të bëhet një ngjyrë e verdhë e lehtë, shkruan DailyMail.
Ai gjendet natyrshëm në vullkanet dhe si rezultat i zjarreve në pyje, por përdoret gjithashtu për të bërë disa produkte duke përfshirë detergjentë, ngjyra dhe lubrifikantë.
Të qenit i ekspozuar ndaj niveleve të larta të benzenit mund të bëjë që qelizat të mos funksionojnë si duhet, siç mund të shkaktojë që palca e kockave të mos prodhojë qeliza të kuqe të gjakut.
Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit për Kancerin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka identifikuar benzenin si kancerogjen, duke e vendosur atë në kategorinë më të lartë të rrezikut, Grupi 1, me kimikate të tjera si azbesti./arbresh.info/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut