Jo gjithkush ka shije për ujë, por të gjithë duhet të sigurohemi që trupat tanë të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të duhur.
Nëse doni të pini më shumë ujë, por nuk është se “çmendeni” pas shijes së tij, këtu i keni disa truqe që mund ta bëjnë ujin më të shijshëm.
Shtoni fruta të freskëta, si limonë apo portokajë.
Përdorni lëng frutash, meqë mund të bëhet përbërës bazë i mirë për ujin. Ata përmbajnë vitamina dhe antioksidantë që mund të jenë të dobishëm po ashtu edhe për shëndetin tuaj.
Bëhuni kreativë me akullin. Disa thonë se uji i ngrirë po i shijon më mirë se uji i servuar me temperaturën e dhomës. Për këtë shkak kubet aromatike të akullit mund ta bëjnë shijen e pijes suaj edhe më të mirë, transmeton Klan Kosova.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë