Kjo perime duhet konsumuar rregullisht që të përmirësojnë funksionimin e trupit.
Panxhari është një zhardhok të cilit i janë thurur shumë lavde për shkak të vlerave fantastike që ofron për shëndetin e njeriut, shkruan lajmi.net.
Në praktikë, kjo perime e nëntokës merr prej saj vlerat dhe ushqyesit më të mirë e të rëndësishëm për organizmin.
Kjo perime duhet konsumuar rregullisht që të përmirësojnë funksionimin e trupit.
Performancë më e mirë fizike
Studimet kanë konfirmuar se lëngu i panxharit përmirëson forcën e njeriut gjatë aktivitetit fizik dhe i jep atij më shumë energji.
Ky lëng duhet pirë 90 minuta përpara aktivitetit fizik ndërkohë që efekti i tij jepet 2-3 orë pas tretjes.
Peshë më e shëndetshme
Njerëzit që hanë më shumë panxhar ose pjnë lëngun e tij rregullisht kanë tendencën të bëjnë zgjedhje më të mençura ushqimore.
Falë tyre, por edhe vlerave të rëndësishme që ofron panxhari, ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore bëhet më e lehtë.
Tensioni i ulët i gjakut
Panxhari është një perime shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut dhe konsiderohet si një trajtim alternativ mjekësor ndaj hipertensionit.
Ai rekomandohet të konsumohet rregullisht si një kurë e rëndësishme kundër tensionit të lartë.
Qarkullimi i gjakut
Panxhari ka tendencën të hapë enët e gjakut dhe të përmirësojë qarkullimin e tij.
Ky efekt vërehet kur panxhari konsumohet rregullisht i gatuar ose në formën e lëngut.
Tretje më e mirë
Panxhari është shumë i pasur me fibër.
Një racion me panxhar ofron 3.8 gramë fibë ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.
Fibra është e mrekullueshme për sistemin tretës.
Gjumë më i mirë
Përbërësit aktivë të panxharit përmirësojnë shumë funksione të trurit përfshirë: aftësitë e të nxënit, kujtesën, transmetimin e impulseve nervore dhe zbutjen e inflamacionit kronik.
Për më tepër, këto substanca aktive janë domethënëse për përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Kujdes
Lëngu i panxharit është shumë i fuqishëm dhe nëse e teproni mund të shkaktojë kaos në sistemin tretës.
Konsumi i tepruar i lëngut të panxharit shkakton akumulimin e metaleve si hekuri, magnezi dhe fosfori në mëlçi.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...