Dieta ketogjenike përqëndrohet në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, proteinave dhe karbohidratëve të ulëta.
Zakonisht, një dietë ketogjenike përmban 75% yndyrë, 20% proteina dhe 5% karbohidrate.
Këto shifra mund të ndryshojnë, në bazë të rekomandimeve të mjekut.
Qëllimi i kësaj diete është minimizimi i sheqerit dhe karbohidrateve, në mënyrë që trupi juaj të arrijë gjendjen metabolike të njohura si ketozinë.
Premisa e qelizave të kancerit është kjo: ato kanë nevojë për glukozë të lulëzojnë.
Meqenëse karbohidratet kthehen në glukozë në trup, kjo bën që të ulen nivelet e glukozës në gjakun tuaj nëpërmjet kufizimit të karbohidrateve dhe sheqernave.
Dr. Otto Warburg një studiues gjerman u nderua me çmimin Nobel në vitin 1931 për zbulimet e tij rreth dallimeve themelore midis qelizave të kancerit dhe qelizave të shëndetshme, si dhe zbulimin se tumoret malinje ushqehen me sheqer.
Një nga tiparet e qelizave të kancerit është sasia e lartë e receptorëve të insulinës në sipërfaqen e tyre qelizore, përkatësisht dhjetë herë më shumë se qelizat e shëndetshme.
Për këtë që arsye sheqeri konsiderohet kaq i dëmshëm për këdo që vuan nga kanceri.
Sheqeri, në fakt, kontribuon në sëmundje të tjera kronike siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.
Meqenëse qelizat e kancerit lulëzojnë dhe shumëfishohen me sheqer, një dietë që ul drastikisht sheqerin dhe format e tjera të karbohidrateve mund të jetë efektive në parandalimin dhe luftimin e qelizave të kancerit.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...