Dhuna ndaj grave, Bregu: Duhet reagim më i shpejtë. Klosi: Ja masat e marra

22:47 | 14 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

“Dhuna dhe shteti” ishte tema e radhës në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News. Duke u nisur nga rasti i fundit i krimit në Fier ku burri hodhi gruan nga dritarja, të ftuarit në studio dhanë mendimet e tyre për këtë çështje shumë delikate në shoqëri.

Deputetja Majlinda Bregu tha se pavarësisht rritjes së rasteve të denoncimeve nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm inctitucional.

Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosit tha se urdhërat e mbrojtjes jepen sa për sy e faqe, ndërsa u shpreh që ka mekaniza institucionale që funksionojnë.

Iris Luarasi tha se sistemi gjyqësor duhet të mendojë edhe për një  monitorim.

Bregu: Ne në përgjithësi jemi një shoqëri që nuk dimë të menaxhojmë konfliktet, pra ne jemi një shoqëri që fjalën e fundit e themi të parën. Edhe po të shohësh tendecën apo tipologjinë e krimeve të tjera janë krime që kryhen për një fjalë goje, por kur bëhet fjalë për krimin apo dhunën në familje sigurisht që ka një diferencë më të madhe. Në momentin që dhunë ndodh brenda familjes dhe nuk bëhet fjalë vetëm për dhunën burrë grua, sigurisht edhe ndaj fëmijëve apo ndaj një të afërmi pavarësisht lidhjes së gjakut atëhere ky është një krim më i rëndë sesa krimet e tjera. Ajo që do të shtoja, me vërtet rritja e numrit të denoncimeve tregon që gjatë gjithë këtyre viteve e kanë bërë shoqërinë më realiste se çfarë do të thotë dhunë në familje. Por kjo paradoksalisht nuk ka funksionuar për ti dhënë garanci dhe mbrojtje më shumë. Pra nga njëra anë ne kemi gra të cilat denoncojnë dhe kanë kurajon, por nuk i është përgjigjur me një shpejtësi dhe reagim institucional i cili të jetë në gjendje ti mbrojë në momentin që ato kanë vendosur të shkëputen nga dhuna në familje. Strehëza që kemi ne janë ambiente shumë të vogla. Nëse bëhet fjalë për 3758 gra  për 11 muaj që kanë kërkuar urdhër mbrojtje, të paktën më shumë se 90% e tyre kanë nevojë për një strehë të sigurt, në të kundërt përfundojnë si rasti i Fierit, apo raste të tjera ku urdhëri i mbrojtjes nuk e largon bashkëshortin dhunues nga shtëpia dhe bëhet fjalë me një nënë me fëmijë është më e pretispozuar të durojë dhunën ndaj vetës sesa të lërë fëmijët rrugës. Pra mund të kesh tendencën për të denoncuar, por a ka të njëjtën përgjegjshmëri edhe shteti?!

Klosi: Nga 3758 rastet e dhunës të denoncuar janë 2354 mbi grad he 854 mbi burra. Pra mbështes zonjën Bregu kur thotë se kjo historia e dhunës  pak rëndësi ka nga vjen, pra është një dhunë që ushtrohet mbi gratë apo mbi familjen, fëmijët pra nga një dhunë e vogël krijon një ngjarje tragjike. Rasti i Fierit apo raste të tjera kanë dëshmuar se historia jonë është një histori që përpiqet ta mjekojë plagën duke pritur që plaga të mjekohet vetë. Pra kemi shumë pak raste kur familja merr përsipër që familja ta zgjidhi dhe ta godasë efektin negative të dhunës në familje. Rasti i Fierit apo i Vlorës para pak muajsh tregojnë që urdhërat e mbrojtjes bëhen sa për sy e faqe.

Tare: Edhe kur jepen ato, se ka raste kur nuk jepen. Ka raste kur gjyqtarët burra nuk para japing urdhër mbrojtje.

Bregu: Jo vetëm që nuk mund të jepen por ndodh që urdhërin e mbrojtjes dhunuesi e apelon dhe Gjykata e Apelit ta kthen prapsht.

Klosi: Është e vërtetë që urdhërat e mbrojtjes i ndjekin si një çështje normale gjyqësore dhe kur pas 2 vjetësh që mbaron gjyqi ose përfundon tragjikisht ose janë pajtuar me njëri-tjetrin bashkëshortët. Ishte hera e katër që Marsela nga Vlora merrte urdhër mbrojtje. Tre urdhërat e para kishin rastisur që askush nuk e kishte marrë vesh. Edhe herën e katërt u filmua dhe filmi ndodhi pas gjykata i kishte dhënë përsëri urdhër mbrotje dhe nuk kishte marrë asnjë mbrojtje. E them këtë sepse ka disa mekanizam që funksionojnë. Është një përpjekje që në këtë kuadër ka qenë ndërvite përpjekje e qeverive, shoqëria civile ka qenë avangart e kësaj.

Tare: Pse është lënë në këtë ditë?

Klosi: Nëglizhenca e realitetit shqiptar dhe ajo që do të thoja më shumë është tek urdhëri i psikologut ose tek punonjësi social. Ne ligjin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve do të duam që ti japin më shumë autoritet punonjësit social.

Bregu: Duhen nxjerrë para përgjegjësisë edhe gjyqtare që kanë pasur shkelje me urdhërat e mbrojtjes.

Luarasi: Ka një mënyrë për të monitoruar gjyqtarët që mbulojnë cështjet e dhunës në familje. Sistemi gjyqësor duhet të mendojë edhe për një sistem monitorimi përveç pjesës së gjykimit, sepse ti mund të shofësh shumë mirë se sa çështje trajtojnë ata, sa marrin urdhër mobrojtje dhe sa jo dhe mesatarja që merr urdhër mbrojtje nga X dhe Y, kjo con në një filtrim të atyre gjykatësve që nuk japing urdhërat e mbrojtjes.

Shpërndaje në rrjete sociale