Kujdesi për dhëmbët është shumë i rëndësishëm dhe një nga mënyrat më të mira që dhëmbët të jenë gjithmonë të fortë dhe të bardhë është të kujdesi për ushqimin.
Disa ushqime janë favorizuese për shëndetin e dhëmbëve dhe konsumimi i tyre ndihmon që goja jonë të duket më perfekte.
1.Karrota
Karotina është e mirë për mukozën e gojës dhe mishrat. Gjithashtu e bën smaltin e dhëmbëve të fortë. Karrotat e freskëta janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e shëndetshëm.
2.Peshku
Gjithkush e di se dhëmbët kanë nevojë për kalcium, por fosfori që gjendet tek peshku është gjithashtu një nga elementët më të rëndësishëm për mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm.
3.Majdanoz
Majdanozi është një nga burimet kryesore të kalciumit dhe kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve.
4.Mollë
Mollët janë jashtëzakonisht efektive kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve të dhëmbëve dhe parandalimin e tyre.
5.Kivi
Ky frut ka shumë vitaminë C dhe nëse ju mungon vitamina C, prodhimi i kolagjenit zvogëlohet dhe mishrat fillojnë të gjakosen.
6.Qepë
Ky është një antibiotik natyror që vret bakteret e dëmshme në gojë.
7.Susami
Susami heq gurëzat e dhëmbëve shumë mirë dhe e bën smaltin më të fortë.
8.Djathi
Djathi i fortë ka shumë pak kripë dhe shumë kalcium. Djathi ndihmon për të mbajtur ekuilibrin e duhur të pH-së që nuk lejon që bakteret të riprodhohen (disa lloje djathi mund të shkaktojnë erë të pakëndshme).
9.Çaji jeshil
Çaji jeshil vret bakteret që dëmtojnë dhëmbët, përveç kësaj çaji jeshil e bën frymën tuaj shumë të freskët.
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...